“Hajni i pulave” dhe hajnitë me miliona euro!

Aktuale

“Hajni i pulave” dhe hajnitë me miliona euro!

Nga: N.Sh Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:20

Analisti politik Petrit Zogaj e ka komentuar fjalën “hajni i pulave” që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ia bëri tashmë ish prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj.

Sipas tij, fjala “hajn i pulave” i është thënë njerëzve të pazot, por edhe në një mënyrë përçmimi për pazotësinë që e ka.

Ai thotë se, me këtë do të thotë se hajnia kur të bëhet duhet të mbahet e madhe që ka kosto dhe që hajni duhet me tregu zotësinë.

Lexojeni të plotë statusit e Zogaj:

Kulturalisht referenca ‘hajn i pulave’ ju eshte thene njerezve te pazot, te cilet nuk kane bere deme te medha, por qe megjithate i kane bere disa hajni te vogla. Pra, me shume eshte perdore si shenje percmimi per pazotesine qe kane, sesa si demke per hajnin qe bejne. Qe i bije, hajnia kur te behet, duhet te behet e madhe, qe ka kosto dhe qe hajni tregon zotesi. Ne kete kuptim e shoh edhe referencen e Ramushit ndaj Blakaj. Ramushi me fjale te tjera, po e percmom Blakaj se pse s’ka tregu zotesi vjedhjeje me te medha, ndoshta sikur ai vet, ose ndoshta sikur shoket e tij. Pra, duke qene KM dhe ne politike me dekada, ka pare e eshte perfshire padyshim ne hajni te llojeve te ndryshme. I ka pare rreziqet, por edhe perfitimet. Keshtu qe, sipas kutit te tij, nje njeri kur te merr rreziqe, duhet te jene te medha, qe te quhesh i zoti, i guximshem, e jo te mbesesh si ‘hajn i pulave’ qe nuk tregon kurrfare trimerie e as zotesie. Kjo i bije qe ne duhet t’ja falim Ramushit dhe shokeve te tij keto lapsuse, sepse me fakt jane shperfytyrimi kulturor i tyre, e jo devijimi eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat