Selmani: Festimi i ditëlindjes së presidentit Clintonit nuk i ka pëlqyer argatit të gjakatarit Millosheviq

Aktuale

Selmani: Festimi i ditëlindjes së presidentit Clintonit nuk i ka pëlqyer argatit të gjakatarit Millosheviq

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:29
Myzejene Selmani

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë së AKR-së, Myzejene Selmani, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për festimin e ditëlindjes së ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.

Selmani përmes një postimi në  Facebooki ka thënë se "Në një reagim të turpshëm, që nuk i shkon përshtati një qytetari të rëndomtë e lerë më një ministri të Punëve të Jashtme, ai tentoi të tallet me gjestin e festimit të diltëindjes por në fund, përfundoi qesharak vetë".

Postimi i Slemanit në Facebook:

Disa ditë më parë, në Prishtinë në një organizim me shoqatën ‘Miqtë e Amerikës’ u shënua ditëlindja e Presidentit Bill Clinton, si një shenjë e një miqësie të pathyeshme mes Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës, i cili përjetë do të jetë mirënjohës për ndihmën në kohë të vështira. Kjo duket të mos i ketë pëlqyer Ivica Dacic, argatit të gjakatarit Slobodan Millosheviq. Në një reagim të turpshëm, që nuk i shkon përshtati një qytetari të rëndomtë e lerë më një ministri të Punëve të Jashtme, ai tentoi të tallet me gjestin e festimit të diltëindjes por në fund, përfundoi qesharak vetë. Një gjë, Ivica duhet ta ketë të qartë – për raportin e Amerikës dhe popullit të Kosovës nuk do ketë kurrë kohë të hershme apo të vonshme. Miqësia mes dy popujve është e përjetshme.

Si lidere e botës së lirë, SHBA-të nën udhëheqjen e z. Clinton i dhanë Serbisë përgjigjen më të mirë, duke i thënë stop gjenocidit për ti hapur rrugë themelimit të shtetit të Kosovës pas bombardimeve të forcave aleate. Nëse dikush duhet të këndellet në këtë mes është pikërisht Ivica Dacic. Përshtatja e pajtimi me realitetin e ri duke kuptuar miqësinë e pathyeshme të Kosovës me Amerikën i bën mirë së pari atij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat