Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, gjatë një interviste të tij ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur më shumë se sa 12 mijë ushtarë.
E, pas kësaj deklarate të Selimit, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Naser Rugova.
“Mirëmbrëma popull pishpirik,
Hajna të pulave,
Foli sot ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sulejman Selimi: Nuk ka pasur më shumë se 13,000 luftëtarë! Janë regjistrat edhe arkivat tha!
E çka tani “ patrioto-çlirimtar”?
Drejtësia vonohet por del në dritë!
Po ju vie fundi!”, ka shkruar Rugova, përcjellë “Bota sot”.