Mushkolaj i bënë thirrje qytetarëve: Hajdeni të ju tregojmë se Kosova nuk mund të mbetet peng e krimit e korrupsionit

Aktuale

Mushkolaj i bënë thirrje qytetarëve: Hajdeni të ju tregojmë se Kosova nuk mund të mbetet peng e krimit e korrupsionit

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:59
Fotografi nga arkivi

Njëri ndër përkrahësit e nismës #Protestoj që ka bërë thirrje për protestë qytetare me kërkesë shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit pas skandalit me hetimet për listën e fryrë të veteranëve të luftës, Imer Mushkolaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mushkolaj ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë për t’iu treguar të gjithë se Kosova është e qytetarëve të saj dhe nuk mund të mbetet peng e krimit dhe korrupsionit.

“Sot, mas gati dy vjete, po dalim sërish n'shesh. Sërish me e ngritë zanin kundër kapjes s'shtetit. Me e kërku shkarkimin e kryeprokurorit, si këputje të hallkës së parë të zingjirit që po na mban shtrëngueshëm e s'po na len frymë me marrë. Hajdeni sot, n'orën 6 masdite, n'Sheshin "Zahir Pajaziti". Hajdeni t'iu tregojmë se Kosova osht e jona dhe nuk mund të mbetet edhe më tej peng e krimit e korrupsionit”, ka shkruar ai.

Organizimi i parë i #Protestoj ishte më rastin e publikimit të përgjimeve “Pronto” ku protagonist kryesor ishte Adem Grabovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat