UÇK kishte vetëm 12 mijë ushtarë, ja çfarë thotë Milaim Zeka për Sylejman Selimin

Aktuale

UÇK kishte vetëm 12 mijë ushtarë, ja çfarë thotë Milaim Zeka për Sylejman Selimin

Nga: P.R Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:43
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma për Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka thënë se deklarata e Sylejman Selimit, i cili tha se UÇK kishte vetëm 12 mijë ushtarë, është shumë me serioze se sa deklarata e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj.

“Mirepo shume ma serioze me duket deklarata e ish komandantit te UÇKse, Sylejman Selimi. Personalisht i besoje ketij njeriu. Leje me nje ane ndonje defekt te tije (une kam shume me shume), Sylejman Selimi eshte njeriu me i drejte, dhe me i sinqerte nga gjithe komandantate e UÇK se qe i kam takuar”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Ma serioze deklarata e Sylejman Selimit se sa e prokurorit

Deklaratate e prokurorit Elez Blaka, i strehuar ne Amerike, jan kumbane qe po bie per çdo manipulues, dhe abuzues me lirine e Kosoves. Prokurori nuk e thote as llafin me te vogel pa konsultim paraprak me zyrtare te larte amerikan. Ai nuk e ka bere kete veprim pa konsulta paraprake me ata qe kane investuar ne shtetin e Kosoves.

Mirepo shume ma serioze me duket deklarata e ish komandantit te UÇKse, Sylejman Selimi. Personalisht i besoje ketij njeriu. Leje me nje ane ndonje defekt te tije (une kam shume me shume), Sylejman Selimi eshte njeriu me i drejte, dhe me i sinqerte nga gjithe komandantate e UÇK se qe i kam takuar.

A ka pergjegjesi edhe ai? Te madhe madje. Pse? Sepse ka mundur te flas me kohe. A eshte mire qe po flet? Sigurisht qe po, edhe do ta kete perkrahjen time deri ne fund, ne filtrimin e funderrinave, qe ne emer te luftes, rjepe e masakru e kane Kosoven...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat