Lumezi injoron protestën kundër tij, thotë se nuk jep dorëheqje

Aktuale

Lumezi injoron protestën kundër tij, thotë se nuk jep dorëheqje

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:20
Aleksander Lumezi

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, sapo tha se nuk do të jap dorëheqje nga posti që ka edhe pse qytetarët do të protestojnë kundër tij.

Vetëm tri orë ku pritet të mbahet protesta për shkarkimin e Aleksandër Lumezit, kryeprokurori thirri një konferencë për media ku tha se aktakuza e lënë gati nga Elez Blakaj do të plotësohet dhe për këtë e ka caktuar një prokuror, por nuk tregoi se cilin.

“Nuk do të jap dorëheqje dhe nuk ndikohem nga vullnetet politike:, tha Lumezi.

Më tej ai tha se aktakuza për veteranët e rrejshëm do të plotësohet dhe shumë shpejt do të ngritët akti akuzues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat