Heldt: Shteti duhet t’i përkrahë të rinjtë - Bota Sot
Heldt: Shteti duhet t’i përkrahë të rinjtë

Aktuale

Heldt: Shteti duhet t’i përkrahë të rinjtë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:40
Christian Heldt

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, gjatë vizitës në Qendrën e Komunitetit jashtëshkollor të implementuar nga “Bethany Christian Services” në Brekoc të Gjakovës, ka thënë se qendrat e tilla janë të nevojshme pasi që ndihmojnë në trajtimin e barabartë të komuniteteve në Kosovë.

Ai tha se këto qendra janë të rëndësishme pasi që komunitetet kanë nevojë për stimulim shtesë për edukim.

“Kjo është një qendër, e cila po e bën një punë të madhe. Ne si ministri angazhohemi që çdo fëmijë të marrë arsimimin dhe trajtimin e barabartë. komunitetet kanë nevojë për stimulim shtesë në mënyrë që fëmijët të marrin edukatë dhe të jenë qytetarë të përgjegjshëm", tha ai.

Kreu i arsimit bëri të ditur se kanë pasur  400 bursa për shkollim të lartë, ndërsa 600 të tjera nga partnerët.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se shteti duhet t’i përkrahë të rinjtë.

"Kjo qendër është e dobishme për komunitetet egjiptian, rom, ashkali, sepse investimi në rini është investimi më i mirë i një vendi. Njerëzit e rinj nga grupet e margjinalizuara, të cilët janë të interesuar të mësojnë dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre duhet të përkrahen në çdo shoqëri”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se angazhohen të ofrojnë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallime./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...