Këshilli Prokurorial i Kosovës: Tendencat për të njollosur punën tonë janë të papranueshme

Aktuale

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Tendencat për të njollosur punën tonë janë të papranueshme

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:52
Kështu thuhet në njoftimin për media të KPK.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është i shqetësuar me zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj dhe diskutimeve publike për punën e sistemit prokurorial dhe organeve të tij.

Kështu thuhet në njoftimin për media të KPK.

Më tutje ata kanë theksuar se  Këshilli ka obligim kushtetues e ligjor për të siguruar që Prokurori i Shtetit të veprojë si i pavarur dhe i paanshëm, duke respektuar sipas tyre, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe duke garantuar barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe të dyshuarit për vepra penale.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të KPK:

Këshilli Prokurorial i Kosovës është i shqetësuar me zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj dhe diskutimeve publike pwr punën e sistemit prokurorial dhe organeve të tij.

Këshilli ka obligim kushtetues e ligjor për të siguruar që Prokurori i Shtetit të veprojë si i pavarur dhe i paanshëm, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe duke garantuar barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe të dyshuarit për vepra penale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke e zbatuar këtë garanci kushtetuese në përputhje me misionin dhe objektivat e tij.

Tendenca për të njollosur punën e Këshillit Prokurorial dhe organeve të tij, si dhe përpjekjet për ta devalvuar punën e Prokurorit të Shtetit nga kushdo qoftë, përfshirë edhe grupe politike janë të papranueshme dhe i cilësojmë si ndërhyrje në punën tonë dhe cenim të pavarësisë së garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Sigurojmë opinion publik se Këshilli ka krijuar infrastrukturë dhe resurse të nevojshme për punë të mirëfilltë të prokurorëve në zbatim të mandatit të tyre në luftën e pakompromis kundër krimit të gjitha formave.

Gjithashtu, Këshilli nuk do të lejojë asnjëlloj kompromisi, nga askush dhe për asnjë rast, për asnjë prokuror, pavarësisht pozitës së tij në sistemin prokurorial, në rast të shkeljeve dhe dështimit për ta kryer punën siç kërkohet me ligj.

Tendenca që takimet e organeve menaxhuese të sistemit prokurorial me prokurorë të paraqiten para opinionit si ndikime në raste të caktuara, janë plotësisht të pabaza, qëllimkëqija dhe me tendencë të uljes së imazhit dhe punës pozitive të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës garanton qytetarët e Kosovës se do të vazhdojë punën e pakursyer për të krijuar një ambient ku sundon rendi dhe ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat