Flet Isa Mustafa, tregon se çfarë kishte bërë për listat e veteranëve gjatë kohës sa ishte kryeministër

Aktuale

Flet Isa Mustafa, tregon se çfarë kishte bërë për listat e veteranëve gjatë kohës sa ishte kryeministër

Nga: D.RR Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:21
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit me skandalin e listave të veteranëve, duke thënë se Shteti i Kosovës duhet të gjejë rrugë për tejkalimin e deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet e pamerituara të një pjese të tyre.

Ndër tjera, ai tregon se çfarë kishte bërë rreth kësaj çështjeje gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Shteti i Kosovës duhet të gjejë rrugë për tejkalimin e deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet e pamerituara të një pjese të tyre. Këtë problem e kemi diskutuar disa herë me përfaqësuesit e FMN-së sa isha Kryeministër i vendit, dhe ishim në një rrugë të gjejmë zgjidhje nga ekspertiza dhe përvoja e tyre ndërkombëtare. Si i tillë, ekzagjerimi i listave dhe numrit të veteranëve nuk duhet të jetë vetëm çështje e prokurorisë dhe gjyqësisë, edhe pse këto organe duhet të vazhdojnë pa presione ta bëjnë punën e tyre. Gjeneza, mendoj se, qëndron te lëshimi me prapavijë klienteliste apo edhe nga interesa të tjera e dëshmive nga përgjegjësit e zonave për njerëz që nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës. Prandaj duhet të sillemi racionalist, të mos ngatërrojmë adresat, sepse as Kryeprokurori dhe as ish prokurori i lëndë nuk i kanë fryrë listat. Shfryrja e listave duhet të ndodhë nga ata që i kanë fryrë dhe me Ligj të veçantë. Ndërkaq, keqpërdoruesit duhet të përgjigjen. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat