Kryeministri sulmon keq Blakajn: Na e ka vënë në pikëpyetje marrjen e liberalizimit të vizave

Aktuale

Kryeministri sulmon keq Blakajn: Na e ka vënë në pikëpyetje marrjen e liberalizimit të vizave

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka rënë pishman për deklaratat e tij dhënë një natë më parë në media për prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, që po hetonte listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK).

Haradinaj e kishte quajtur “hajn”, ish-prokurorin Blakaj në prononcimet e tij. Derisa sot pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ai ka përsëritur këto deklarata duke thënë për më tepër se rasti Blakaj po rrezikon marrjen e liberalizimit ë vizave për Kosovën.

Haradinaj: Blakaj e ka rrezikuar liberalizimin e vizave

“Shikojeni edhe një send unë jam kundër që ai që nuk e gëzon epitetin ‘veteran’ me qenë në lista por nuk jam që, ashtu qysh kam fol, një hajn, se ai është hajn, dhe a e dini pse ai është hajn, për do që po thonë jo është jo nuk është. Atij njeri krejt kushtet e mundshme për me kry punën e vet ia kemi dhënë. Çdo përkrahje të kryetarit të Qeverisë e ka pasur, ia kam dhënë zyrën teme, materiet që i kam në besim krejt lëndën  ia kam dhënë, nëse ky është kërcënim, mohim i drejtësisë, nëse është mohim kini parasysh nuk është e vërtetë. Është abuzim me të vërtetën është rrenë çka ka thanë e ka lyp me marrë fajllin, kemi vendos kamera dhe kemi shpenzuar kosto që të mos ketë manipulime me lëndë,  dhe për ditë të tanë ka nejt në zyre të kryeministrit në katin tim për me këqyr lëndën. Pak qeveri në pak shtete din më respektua kaq mirë e ne e kemi zbatu. Në fund shiko se çka ka ndodhur   e ka gjuajtur fajlin dhe ka dalë me spekulime publike. Ky është një hajn pra, ky nuk është profesionistë. Unë kam qenë në procese ligjore, nuk flasin profesionistët. Këta tanë po donë me marrë shembull Tomë Gashin, përmes mediave përmes zhurmave publike me u bë dikush. Nuk bëhet ashtu...Na jemi në proces të liberalizimit të vizave jemi në proces të bindjes së Bashkësisë ndërkombëtare që kemi rend dhe ligj qëky hajni na e k qit pikëpyetje me e marrë liberalizmin e  vizave sepse po e akuzon një sistem...”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri po ashtu tha se Vetëvendosje është ajo që po e shfrytëzon situatën e krijuar pas daljes publike të Blakajt për qëllime politike.

Haradinaj: Vetëvendosje po e shfrytëzon situatën, po mbron një prokuror e dikur i shante prokurorët

“Po tentohet me u shfrytëzua kjo gjendje, dhe mirë bëjnë ata që tentojnë me shfrytëzua. Por unë e kam thënë për një person fizik, për një person fizik sepse prokuror është profesion në bazë të përgjegjësisë, për detyrë, për përgjegjësi publike. Për njërin që e ka shkarku vetën, ka dhënë dorëheqje, kam të drejtë me dhënë mendimin tim për atë personin për mënyrën se si e ka gju lëndën. Dhe nëse dikush ka problem me të punë e madhe, unë kështu mendoj dhe ato që i kam thënë vërtetë i besoj dhe e shoh kush po do me u kyç, po shihet që radhën e ka pru Vetëvendosja në Prizren dhe tash Vetëvendosja që deri tash shajke Policë e shajke Prokurorë e shajke ata po del po e mbron një prokuror, dhe ajo shprehja ‘këqyr kush po të mbron’ ka domethënie sikurse ajo ‘këqyr kush po të respekton’”, ka thënë kryeministri.

Sipas Haradinajt nuk është e vërtetë që ka pasur presion ndaj tij. Qeveria, sipas kryeministrit, i ka dhënë të gjitha kushtet për punë. Derisa nuk ka pranuara  të komentojë mbi deklaratat e komandant Sylejman Selimi që kishte deklaruar ditë më parë nga burgu se në UÇK kanë qenë pak mbi 12 mijë pjesëtarë.

Haradinaj ka thënë se nuk komenton deklaratat e Selimit dujke ditur se ai është duke vuajtur dënimin e tij, derisa ka thënë se sa i përket listave, për to do të vendoset pas procesit të rregullt ligjor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së rregull të Qeverisë në konferencën për media, Haradinaj ndër tjerash foli edhe për nismën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e VV-së për të iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së tij.

Haradinaj tha se nuk i frikohet opozitës aktuale, LDK-së dhe VV-së duke ironizuar me to.

Haradinaj: LDK dhe VV nuk kanë guxim për përgjegjësi politike

“Edhe unë jam i pakënaqur me punën  e tyre si opozitë, shumë opozitë e dobët janë. LDK sidomos e për VV mos të flasim. Domethënë i vazhdojnë mospajtimet që i kemi por edhe punët i kryejmë ashtu siç e shihni sot kemi pasur një mbledhje të Qeverisë me 24 tema shumica prej të cilëve shumë më rëndësi për jetën e qytetarëve tonë, ne vazhdojmë me punë nuk e shohim problematik këtë iniciativë të tyre…[46:36] Unë kam qenë në Parlament dhe nëse dikush është jashtë loje është Parlamenti për këtë temë. Pikërisht këta që është dashtë me qenë në lojë, LDK-ja dhe Vetëvendosje këta janë pa kuroja dhe pa guxim politik për me marrë përgjegjësi pra vetëm bëjnë zhurmë në Parlament dhe i ikin përgjegjësisë. Qeveria i kryen punët e veta ashtu siç i takon me Kushtetutë dhe me Ligj”.

Kreu i Qeverisë u pyet edhe për temën e korrigjimit të kufijve dhe faktin se duket se i ka dhënë besimin peridentit Thaçi për të përfaqësuar shtetin në dialogun Kosovë-Serbi, ani pse një rezolutë parlamentare e emëron Qeverinë si përfaqësuese të Kosovës ën dialogun që po lehtësohet nga Brukseli zyrtar.

Duke u përgjigjur në këtë ai ka thënë se asnjëherë Thaçi nuk e ka besimin e tij për të hapur tema rreth kufirit të Kosovës.

Haradinaj: Thaçi nuk e ka besimin tim për temën e kufijve?

“Janë dy etapa, njëra është dhënia e besimit të presidentit të vendi për me përfaqësua vendin në një proces, dhe dy është material e cila është. Presidenti i vendit e ka besimin tim në temat e njohjes dhe marrjen e njohjes reciproke në bisedimet me Serbin, në tema të kufijve nuk e ka këtë besim dhe kuptohet që nuk jam pjesë ose hisedarë e një teme të tillë…Pra marrja e besimit të presidentit ë vendit ka të bëjë vetëm me njohje [48:47] Nëse presidenti i vendit e ka shtruar një temë të tillë [korrigjimin e kufijve] ai nuk e ka shtruar në emrin tim. As në emrin timin, as grupit parlamentar as partisë politike që përfaqësojë”.

Kryeministri është pyetur edhe rreth publikimeve të BIRN në lidhje me fakturat e shpenzimeve të Qeverisë në kohën e kryeministrit Hashim Thaçi, duke thënë se protokollet shtetërore kanë shpenzime.

Konferenca u mbajt pas mbledhjes së rregullt e Qeverisë së Kosovës ku ndër tjerash u diskutuan 24 pika dhe u morën disa vendime. Një ndër vendimet ishte edhe ai për ndarje4n e 1.1 milionë euro për sanimin e  dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat