“Biseda midis Elez Blakaj dhe Ramush Haradinajt”

Aktuale

“Biseda midis Elez Blakaj dhe Ramush Haradinajt”

Nga: P.R Më: 22 gusht 2018 Në ora: 17:10
Elez Blakaj dhe Ramush Haradinaj

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka ironizuar me sulmet e kryeministrit Haradinaj, i cili prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, e quajti hajn të pulave.

“Ku ishe ti me qata 60 mijë veteran tu që nuk e ndale popullin të shkojë per "qejf" në Bllacë. U palove a, hyre në birën e minit a, a kështu tregohet trimnia duke u palu neper therra e populli ndiqej nga të gjitha anët nga shokët e tu Radojqiqi, Daciqi dhe Vuqiqi”, shkruan ndër tjerash.

Ky është postimi i plotë:

Biseda midis Elez Blakaj Dhe Ramush Haradinaj:

-Elez Blakaj :

Image
Binak Maxharraj

Ramush po ti japi te gjitha paratë për pulat e vjedhura, veq ami ti vetëm 10% te qatyre milionshave tu te vjedhur,

-Ramush Harajdinaj;

Ik more hajni i pulave, ik more pishpirik, e ke kalu Bllacën;

-Elez Blakaj:

Po isha në Bllacë, por jo vetëm, aty ishim te ngujuar në lloq gjysma e popullit të Kosovës.

Ku ishe ti me qata 60 mijë veteran tu që nuk e ndale popullin të shkojë per "qejf" në Bllacë. U palove a, hyre në birën e minit a, a kështu tregohet trimnia duke u palu neper therra e populli ndiqej nga të gjitha anët nga shokët e tu Radojqiqi, Daciqi dhe Vuqiqi. Bile po të tegoj se atë ditë në Bllacë e kame pa edhe Rexhep Qosen i veshur si grue pa mjekër i cili se bashku me Baton Haxhiun serb, pas asnjë therr në këmbë e kaluan kufirin, bile erdhën edhe i morën, e na këqyrshim seri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat