The Guardian: A mund të shkakton konflikt shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë? - Bota Sot
The Guardian: A mund të shkakton konflikt shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?

Aktuale

The Guardian: A mund të shkakton konflikt shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 18:48
Harta e Kosovës

Kritikët pretendojnë se zgjidhja potenciale e kufirit në linja etnike paraqet precedent të rrezikshëm në Ballkan, shkruan Guardian.

Mund të jetë një marrëveshje që sjellë zgjidhje të qëndrueshme, prosperitet dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, por mund edhe të zhyt rajonin në një konflikt të përtërirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke u përgatitur që ta vizitojë Kosovën gjatë muajit të ardhshëm, duke dëshmuar se Beogradi dhe Prishtina po “lundrojnë” nëpër idenë e arritjes së një marrëveshje për ndarje të territorit të diskutueshëm, apo të arrijnë marrëveshje për shkëmbim territoresh përgjatë vijave etnike.

Vuçiq dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, gjithashtu pritet të rifillojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Bruksel që synojnë të sjellin një zgjidhje të qëndrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, duke i hapur rrugë dy vendeve për anëtarësim në BE.

Por shqetësimi për një marrëveshje të mundshme për ndarjen e Kosovës është duke u rritur. Kritikët thonë se me këtë veprim do të hapet “kutia e Pandorës” në Ballkan, me ndarje etnike të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë. Madje edhe në Shqipëri, që kufizohet me Kosovën, ndarja është duke u konsideruar nga shumë njerëz si një tronditje, kurse kryeministri Edi Rama po akuzohet për heshtjen e tij.

Vuçiq do ta shfrytëzojë vizitën e tij më 9 shtator në Kosovë për ta prezantuar “udhëzuesin e politikës shtetërore ndaj Kosovës”. Javë më parë, ai tha se është pro ndarjes së Kosovës përgjatë vijave etnike, që do të thotë se pjesa veriore matanë lumit Ibër që banohet nga shumica serbe të integrohet në Serbi. Ndërkaq, presidenti i Kosovës është duke u akuzuar për këtë duke përdorur terma të paqartë.

“[Një marrëveshje] duhet të jetë e fundit dhe historike për t’i dhënë fund konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Bekim Çollaku.

“Të dy palët, përfshirë bashkësinë ndërkombëtare, po mendojnë shumë, madje jashtë kutisë, në mënyrë krijuese, duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Objektivat e Kosovës janë të qarta: nuk ka ndarje sipas vijave etnike, por vetëm korrigjim paqësor për kufirin dhe njohje reciproke”, ka shtuar Çollaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...