Hapet Libri i Zisë me rastin e vdekjes së Kofi Annan

Aktuale

Hapet Libri i Zisë me rastin e vdekjes së Kofi Annan

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:11
Hapet Libri i Zisë me rastin e vdekjes së Kofi Annan

Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, zyra e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim në Kosovë ka hapur librin e zisë.

Kofi Annan shërbeu në këtë post nga janari 1997 deri në dhjetor të vitit 2006.

António Guterres, sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, tha se Kofi Annan ishte një forcë udhëheqëse për të mirën.

“Në këto kohë të trazuara dhe të vështira, ai kurrë nuk pushoi së punuari për t'i dhënë jetë vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të mbetet një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne,”tha ai.

Libri i zisë është hapur për nënshkrime dhe homazhe nga e mërkura, 22 gusht deri të premten nga ora 10:00 -16: 00 në zyrat e UNDP-së në Arbëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat