Haradinaj mban mbledhjen më këshilltarët, nga sot Albena Reshitaj do të ketë këtë detyrë

Aktuale

Haradinaj mban mbledhjen më këshilltarët, nga sot Albena Reshitaj do të ketë këtë detyrë

Nga: A.M. Më: 23 gusht 2018 Në ora: 09:49
Pamje nga mbledhja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur mbledhje më këshilltarë e tij me të cilët kanë diskutuar për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës.

Po ashtu, ai ka njoftuar përmes Facebook-it se Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur.

Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor.

Së bashku, me një mobilizim gjithëpërfshirës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe europiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat