Profesori nga Bullgaria vëren ndryshime të mëdha në Kosovë

Aktuale

Profesori nga Bullgaria vëren ndryshime të mëdha në Kosovë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:00
Anton Panchev

Profesori nga Bullgaria Anton Panchev i cili është pjesëmarrës në Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili po mbahet për herën e 37-të vlerëson se ky seminar është një mundësi e mirë për ta për të njohur Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, por edhe Kosovën.

Profesori nga Bullgaria Anton Panchev tha se për çdo vit merr pjesë në këtë seminar. 

“Në Kosovë ka pasur shumë ndryshime, edhe kur vij me bullgarë të tjerë habiten se si është ndryshuar Kosova”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij, të huajt e vlerësojnë shumë mikpritjen shqiptare. “Ky seminar ka vlera shumë të rëndësishme në fushën e albanologjisë dhe është ngjarja më e madhe”, theksoi ai.

Panchev vlerësoi se gjuha shqipe është unike. “Gjuha shqipe ka ruajtur shumë tipare nga gjuha indo-evropiane, çdo hulumtues që merret me gjuhën indo-evropiane, duhet të ketë njohur dhe të studiojë edhe gjuhën shqipe”, deklaroi ai.

Profesori nga Bullgaria, Anton Panchev, i cili është edhe profesor në Bullgari, bëri me dije se për çdo vit regjistrojnë 15 studentë në degën e Albanistikës në Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat