Dëmet nga shiu, Qeveria ndan fond emergjent për Mamushën - Bota Sot
Dëmet nga shiu, Qeveria ndan fond emergjent për Mamushën

Aktuale

Dëmet nga shiu, Qeveria ndan fond emergjent për Mamushën

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:25
Kryeministri Ramush Haradinaj,

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq dhe deputetët nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Damka dhe Mufera Shinik, që janë pjesë e Grupit Parlamentar 6+ në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, është biseduar për të arriturat në komunë, investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe për prioritetet e qeverisë në përkrahje të bujqve të Komunës së Mamushës.

Kryeministri Haradinaj është njoftuar nga kryetari Krasniqi, për dëmet që u janë shkaktuar ekonomive familjare dhe bujqve të Mamushës nga reshjet e shiut.“Kemi marr obligimin që sikur edhe për komunat tjera të prekura nga vërshimet, ashtu edhe për Mamushën të ndajmë një fond emergjent, kurse dëmet tjera në infrastrukturë dhe biznese, Qeveria do t’i marrë obligimet e veta në bazë të vlerësimit të ekspertëve të komunës, Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Infrastrukturës”, tha kryeministri Haradinaj.  

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...