Lumir Abdikxhiku: “Taksë për ata që s’kanë luftu”, Luva babush

Aktuale

Lumir Abdikxhiku: “Taksë për ata që s’kanë luftu”, Luva babush

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:30
Depueti i LDK’së, Lumir Abdixhiku

Depueti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ironizuar me deklaratën e zyrtarit të AAK-’së, Valon Tolaj, i cili te mërkurën propozoi që të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë. 

Tolaj i AAK-së arsyetuar numrin e lartë të veteranëve dhe për t’iu kundërpërgjigjur kritikuesve të kësaj liste, ka thënë që në fakt do të duhej që t’iu vihej taksë të gjithë atyre që nuk kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

Abdixhiku me një postim në Twitter ka ironizuar me deklaratën e Tolajt, duke përdorë shorehjen që është bërë trend në rrjetet sociale.

“’Taksë për ata që s’kanë luftu’. Luva babush”, ka shkruar deputeti i LDK’së

Ndryshe, zyrtari i AAK’së befasoi me ‘propozimin’ e tij për ‘ndëshkim’ të të gjithë atyre që s’kishin marrë pjesë në luftë e që ishin të moshës madhore.

Potimi i tij i plotë:

Meqe numri prej 38 mije veteraneve po na duke shume i larte dhe po konsiderohet barre e madhe financiare per shoqerine dhe shtetin, per mendimin tim osht shume e thjeshte tejkalimi i ksaj situate ne aspektin financiar:

Te vendoset takse simbolike per te gjithe ata qe nuk kane marr pjese ne lufte, e qe ne vitet '98-'99 kane qene te moshes madhore mbi 18 vjeqar. Numri i tyre eshte shume i madh, mbi 500 mije.

Ka plote kombe e shtete qe kane vepruar keshtu. Une boj pjese te ky grupi i madh prej 500 mijesh, per korrektesi, dhe jam i gatshem te paguaj taksen time.

I turpshem, gerditshem e fyes ky debati mbi veteranet. Marre duhet me na ardh krejtve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat