Fisi e shqyen certifikatën e veteranit të UÇK -së, kjo është arsyeja

Aktuale

Fisi e shqyen certifikatën e veteranit të UÇK -së, kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 23 gusht 2018 Në ora: 14:17
Foto e postuar nga Fisnik Ismaili

Deputeti i Partisë Socialdemokrate dhe ish- ushtar i UÇK-së, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga statusi i veteranit të UÇK-së.

“Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash. Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s'kemi çka lypim aty. Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot”, ka shkruar Ismaili, përcjell “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Regjistrimi i veteranëve është bë dy herë. Herën e parë menjëherë mbas lufte, kur u pata kthye në Londër, edhe nuk u pata lodhë me aplikue, kur mora vesh se maca e kuca ishin ba veteranë.

Para 5 vjetësh u bë rishikimi i veteranëve, me komision, e me krejt procedurat e rregullta kishe, pikërisht për shkak të macave e kucave. Këtë herë aplikova, me shpresë se të paktën kjo vlerë e luftës nuk shkërrdhehet.

Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash.

Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s'kemi çka lypim aty.

Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat