Koha kur është dënu Nexhat Daci për çokollata dhe tani kur Thaçi bënë gërdi me para të shtetit!

Aktuale

Koha kur është dënu Nexhat Daci për çokollata dhe tani kur Thaçi bënë gërdi me para të shtetit!

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:00
Nexhat Daci, Hashim Thaçi

Analisti i çështjeve politike Agron Demi, thotë se tash është dëshmua se është legalizu korrupsioni dhe gjyqësori është më keq sesa më herët, kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte në opozitë.

Ai përmend faktin kur Nexhat Daci, si kryetar i Kuvendit të Kosovës është dënuar nga gjykata pasi kishte rregulluar dhëmbët dhe kishte ble çokollata me para të shtetit.

Ndërsa, sot, sipas Demit, as që mendohet që nga prokuroria me fillu ndonjë hetim për shpenzimet e kryeministrisë në kohën e Hashim Thaçit.

Lexojeni të plotë statusin e Demit:

Dëshmi se është legalizu korrupsioni dhe se gjyqësori është më keq se më heret:

Nexhat Daci, si Kryetar i Kuvendit, u pat shpall fajtor nga gjykatat ngase me pare të shtetit kishte rregullu dhëmbët dhe kishte ble çokollata të shtrenjta. Sot, as nuk mendohet fare nga prokuroria me fillu ndoj hetim për shpenzimet e Kryeministrisë në kohën e Hashim Thaçit, ani pse janë shpenzu pa arsye me mijëra euro në shishe vere, janë paguar biletat më të shtrenjta të udhëtimeve, është ble duhan me para të buxhetit, zëvendëskryeministi ka shpenzu mijëra euro pare të buxhetit në hotelin e tij, etj., etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat