Listat e veteranëve, “mollë sherri” për disa komandantë të UÇK-së!

Aktuale

Listat e veteranëve, “mollë sherri” për disa komandantë të UÇK-së!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 23 gusht 2018 Në ora: 20:18
Foto e UÇK-së

Listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë bujë në Kosovë.

Si pasojë e kësaj, ish- prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas kërcënimeve të cilat i ka marrë përderisa ishte duke hetuar listat e fryra.

Për numrin e veteranëve të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi disa të dhëna, por akoma nuk kemi ndonjë të dhënë zyrtare.

Komandantët e UÇK-së, secili ka dhënë verizonin e tij, dikush thotë se kanë qenë 13 mijë e dikush 30 mijë, madje ka nga ata që thonë ishin 60 mijë veteranë.

Mirëpo, sipas prokurorit Blakaj ishin mbi 19 veteranë mashtrues në lista.

Por, këto deklarata publike të disa ish- komandantëve të UÇK-së, ndoshta mund të jenë “mollë sherri” mes tyre, pasi numrat të cilët i thonë ata kanë dallime marramendëse njëra me tjetrën.

Image
Naser Rugova

Deputeti i Kosovës, nga LDK-ja Naser Rugova thotë se, së pari fjala publike ka peshë dhe mund të jetë provë për organet gjyqësore.

“Tani organet kompetente të ndjekjes vetëm se pranuan se janë 19,000 veteranë mashtrues, kurse nga ana tjetër ish komandanti i SHP të UÇK deklaron se janë shifrat zyrtare edhe në arkivat përkatëse se numri i ushtarëve pas lufte ka qenë 12700. Një është e sigurte se ata që kanë nënshkru këtë falsifikat që dëmton buxhetin e shtetit do të përgjigjen penalisht”, thotë Rugova për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, analisti politik Skënder Zogaj pohon se, komandanti Rrustem Berisha në të gjitha sprovat e mëdha dhe të rrezikshme, ka pasur qëndrim konstruktiv dhe korrektësi të lartë për ta thënë të vërtetën.

Image
Skënder Zogaj

“Komandanti Rrustem Berisha ka qenë ideator dhe realizator i pjesës më të lavdishme të luftës çlirimtare, personi që ka komanduar formacionet luftarake konkrete, të cilat kanë pasur përbërje të strukturuara saktë me pjesëmarrës dhe me detyra të detajuara, prandaj shifrat që i deklaron Rrustem Berisha, nuk mund të mos janë të vërteta! Në rastin konkret ndryshimi i numrave ndërmjet Sylejman Selimit dhe Rrustem Berishës është se, Sylejman Selimi ka pasur në konsideratë vetëm pjesën e vetorganizuar të UCK-së, por jo edhe pjesën instituionale, atë të FARK-ut! Prandaj, këtu qëndron dallimi i shifrave të Berishës dhe Selimit! Por të dytë tregojnë së nuk janë 60 mijë veteranë”, thotë Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Zogaj shton se, rreth kësaj nuk duhet anashkaluar faktin e numrit të madh të veteranëve të rremë, por kjo assesi nuk guxon të bëhet mollë sherri sepse, do të dëmtohet themeli i vlerës më të shenjtë çlirimtare, nëse lejohet që në faktin historik të infiltrohen mashtruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat