Apeli i deputetit të LDK-së: Kuvendi të mblidhet sa më shpejt!

Aktuale

Apeli i deputetit të LDK-së: Kuvendi të mblidhet sa më shpejt!

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:52
Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka ftuar Kuvendin që të mblidhet sa më shpejt për të trajtuar sjellet e Qeverisë në raport me ish-prokurorin Elez Blakaj.

Ky i fundit është dorëhequr, pas kërcënimeve në lidhje me hetimet me listat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E sipas deputetit Gashi, kriza në sistemin e drejtësisë do t’i kushtojë Kosovës, ndaj ai ka thënë se Qeveria duhet të ndalet menjëherë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

"Kuvendi i Kosoves duhet te mblidhet sa me shpejt, per ta trajtuar sjelljen e qeverise ne raport me ish prokurorin dhe sistemin e prokurorise ne pergjithesi, si dhe problemet ne sistemin e drejtesise ne Kosove.

Kriza ne sistemin e drejtesise do ti kushtoj shume Kosoves.

Kjo sjellje e qeverise, dhe kjo qeveri duhet te ndalen menjehere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat