Haziri i reagon Haradinajt: Kurti mund të jetë edhe komunist, por jo hajn e vrasës si ti!

Aktuale

Haziri i reagon Haradinajt: Kurti mund të jetë edhe komunist, por jo hajn e vrasës si ti!

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:46
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë sot për mediat, e ka quajtur hajn e mashtrues ordiner liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ai ka thënë se Kurti ka ofenduar ligjin e Kosovës që prej vitit 1999.

“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtru njerzt e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot sjon me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën, mund të kenë edhe agjenda tjera”, ka thënë Haradinaj.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar opinionisti Nexhat Haziri. Ky i fundit, në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti mund të jetë edhe komunist, por jo “vrasës e hajn si Haradinaj”.

“Albin Kurti mund të jetë edhe komunist, por jo edhe hajn e vrasës si ti”, ka shkuar Haziri në Facebook.

Image
Postimi i Hazirit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat