Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Luftës, Nehat Mustafa në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar për veteranët e rrejshëm.
Mustafa ka shkruar se të gjithë që ishin pjesëmarrës në luftë e dinë sa sa ishte numri i vërtetë i pjesëtarëve të UÇK-së, ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me heshtjen e veteranëve të vërtetë për manipulimet që po bëhen me listat.
Mustafa në shkrimin e tij ka reaguar edhe ndaj ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ku ky i fundit ka kërkuar që të përmbyllet debati për veteranët, ndërsa sipas Mustafës një gjë e tillë është e gabuar dhe duhet të zbardhet rasti i veteranëve se kush ka bërë manipulime.
Në fund, Mustafa ka thënë se nëse Komisioni Qeveritar dëshiron ta shfajësoj veten, atëherë duhet të publikohen aplikacionet e veteranëve të rrejshëm dhe aty kuptohet se kush ka nënshkruar një mashtrim të tillë.
Postimi i plotë i Nehat Mustafës: