ISS mbanë tryezë për projektin “Rrugëtimi i të Rinjëve Drejt një Shoqërie të Sigurt”

Aktuale

ISS mbanë tryezë për projektin “Rrugëtimi i të Rinjëve Drejt një Shoqërie të Sigurt”

Nga: D.RR Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:12
ISS mbanë tryezë për projektin “Rrugëtimi i të Rinjëve Drejt një Shoqërie të Sigurt”

Sot është mbajtur konferenca e organizuar nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS në krye me drejtorin Armend Halimin, në të cilën u paraqit finalizimi i projektit "Rrugëtimi i të Rinjëve Drejt një Shoqërie të Sigurt", përkrahur nga Departamenti i Rinisë, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tryezën e karakterizuan prezantimi i projektit në përgjithësi, në veçanti të gjeturat nga anketimi dhe të dhënat e Policisë, si dhe aktivitetet e tjra që realizoj Instituti ISS, si shpërndarja e materialit vetëdijesues për të rinjtë, etj.

Një ndër pikat e rëndësishme të tryezës, ishte edhe diskutimi i pjesëmarrësve, me prezencë edhe të psikologut, gjë që pasuroj diskutimin për nxjerrjen e rekomandimeve të përbashkëta që duhet ndërmarr si shoqëri në përgjithësi në drejtim të krijimit të një ambienti të sigurt, me theks të veçant për të rinjtë.

Informata me rëndësi që sjell projekti i Institutit ISS: 
Përgjigjet e pranuara nga Policia e Republikës së Kosovës janë:

-Në vitin 2017 janë raportuar gjithësej 549 raste dhune/delikuencës së të miturëve në nivel vendi.

-Gjinia mashkullore dominon për nga aspekti gjinor i të involvuarëve në rastet delikuente.

-Grupmoshat të evidentuara sipas numrit të përgjithshëm të krimeve apo rasteve delikuente që janë të përfshirë të miturit dominon mosha 12 vjeç deri në 16 vjeç.

- Lidhur me llojet e krimeve apo rasteve delikuente më të shumta janë regjistruar: vjedhjet, vjedhe e rënd, ngacmimet seksuale, posedim/përdorim të substancave narkotike, armëmbajtje paleje, etj.

Ndërsa të gjeturat nga anketimi me të rinjë, përkatësisht shqetësimet e shprehura për sigurinë, apo pasigurinë e tyre, janë dukurit si viojnë:

-Ngacmimet seksuale (si shqetësime kryesisht të gjinisë femrore)
-Narkomania dhe alkooli
-Plaçkitjet/vjedhjet
-Armëmbatja
-Vrasjet
-Qenët endacak
-Rreziku në komunikacion
etj...

Kurse lidhur me pyetjen "A keni qenë viktim dhune ndonjë herë, dhe nga cili lloj veprimi?, përgjigjet e dhëna nga të rinjtë janë:
-Shumica dërmuese fatmirësisht nuk kanë qenë, por që një numër jo i vogël kanë pohuar, kryesisht të dhunëse: Ngacmim seksuale,plaçkitje,dhunë fizike, vjedhje, dhune psiqike.

Ndërsa, lidhur se cilin ambient në mes të atij: familjar, shkollor dhe shoqëror e konsiderojnë më të sigurt, thuajse kryesisht janë shprehur se zgjedhin atë të parin, pra familjar.

Lidhur me pyetjen "Si do të vepronit në rast të kanosjes apo rrezikut tuaj? në mes të alternativave: Thrras Policinë, apo kundërpërgjigjem vetë, të rinjët japin përgjigje duke qenë gjysmë për gjysmë, si për njërën, ashtu edhe për tjetrën.

Rekomandimet e dalura nga Instituti ISS:

Rekomandimet:

-Strategjitë e insitucioneve lidhur me krijimin e një ambienti të sigurt në përgjithësi, e për të rinjtë në veçanti, për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit duhet të gjejnë zbatim, jo të mbesin vetëm në sirtar si përpjekje formale.

-Strategjitë dhe planet operative të kenë karakter më tepër parandalues se sa represiv.

-Në kuadrin e parandalimit të dukurive negative, vend të veçant duhet zënë përmisimi i kushteve socio-ekonomike, bashkë me hapjen e vende të punës, edhe organizimi i trajnimeve profesionale të të rinjëve brenda dhe jashtë institucioneve shkollore me anë të projekteve të ndryshme si përgaditje për tregun e punës, në mënyrë që të reduktohen dukuritë negative, si: bredhja, ikja nga shkolla, narkomania, kërkim lëmosha, etj.

-Ndërmarrja e masave praktikisht në terren për zgjidhjen e problemit me qenët endacak si rrezik, që reduktojnë knaqshëm rrezikun që kanoset nga ta.

-Të ndërmerren masa të praktikushëme, jo vetëm të karakterit parandalues por edhe masave tjera të patolerushëme për rrezikuesit e komunikacionit.

-Institucionet e vendit të realizojnë në vazhdimësi fushata sensibilizuese qoftë nëpërmes bashkëpunimit publiko-privat, me përkrahje të organizatave të shoqërisë civile, qoftë fushtave mediatike për rrezikun që paraqesin armëmbajtja, pa nevoja për mbajtjen e tyre, si dhe ndëshkushmëria që pason për armëmbajtësit paleje. Sensibilzim i tillë të përfshijë edhe bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe sigurisë, sidomos Plicisë, duke vetëdijësuar njëherit se adres për zgjidhje të problemeve janë vetëm këto institucione, e që vetëgjyqësia është e ndalushëme dhe e ndëshkushme njëherit.

-Të kërkohet përgjegjësi në çdo rast mosprofesionalizmi të organeve të rendit, sidomos në rastet e keqqasjes me qytetarë, e cila shërben si faktor i mosbashkëpunimit dhe mosbesimit të qytetarëve ndaj Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat