Isa Mustafa i reagon Nasim Haradinajt, tregon se a është veteranë i UÇK-së

Aktuale

Isa Mustafa i reagon Nasim Haradinajt, tregon se a është veteranë i UÇK-së

Nga: D.RR Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:27
Isa Mustafa

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha sot se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë statusin e veteranit luftëtar nga Komisioni qeveritar për identifikimin e tyre. 

Ndërsa tani ka reaguar Isa Mustafa ndaj kësaj deklarate të Haradinajt, duke mohuar se është shpallur veteranë i luftës, madje thotë se as nuk ka aplikuar.Mustafa përmend vetëm angazhimin e tij me shumë aktivistë të tjerë për ndihmën financiare të UÇK-së gjatë viteve të 90’ta, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së. 
Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për clirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat