"Keni kujdes, o qeveritar! Ja pse ndërhyri NATO në Kosovë"!

Aktuale

"Keni kujdes, o qeveritar! Ja pse ndërhyri NATO në Kosovë"!

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:41
Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili dha urdhër për sulmet e NATO-s

Njëri prej ish-themeluesve të LDK-së, Ibrahim Berisha thotë që qeveritarët duhet të kenë kujdes me dinjitet kur komunikojnë, pasi që ata po i referohen me ikje shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, të cilët sipas tij, janë depërtuar.

Berisha, thotë se, shqiptarët nuk kanë ikur gjatë luftës së 1999, por janë depërtuar dhunshëm nga ushtria, milicia dhe paramilitarët serbë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai tutje, thekson se krimet masive që u bënë ndaj shqiptarëve bëri që NATO të ndërhyj për këtë dhe për të ndalur depërtimin e shqiptarëve nga Kosova.

“Keni kujdes dhe dinjitet kur komunikoni, o qeveritarë! Jo ikje, por deportim. Shqiptarët nuk kanë ikur nga Kosova më 1999, por janë deportuar dhunshëm nga ushtria, milicia dhe paramilitarët serbë. Krimet masive u bënë ndaj civilëve shqiptarë. NATO ndërhyri pikërisht për të ndaluar deportimin e plotë të civilëve shqiptarëve nga Kosova”, shkruan Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat