Matoshi arsyeton shefin: Haradinaj ishte nervoz kur e kritikoi Blakajn

Aktuale

Matoshi arsyeton shefin: Haradinaj ishte nervoz kur e kritikoi Blakajn

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 20:24
Halil Matoshi

Kryeministri i Kosovës, u takua të me ambasadorin Britanik, Ruari Okonell. Me të diskutuan e më pas edhe nënshkrimit një memorandum bashkëpunimi për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike u pa i disponuar.

Megjithatë disponimin që vërehej të Haradinaj, kryeministri i nuk ishte i gatshëm të flas për zhvillimet e fundit rreth listave të veteranëve dhe përfshirjen e tij në këtë debat.

Por për këtë foli këshilltari i tij, Halil Matoshi.

Ky thotë se shefi i tij, në letrën dërguar Blakaj, kishte kërkuar raport vetëm për punën e ish Prokurorit Special Elez Blakaj, në zyrën e qeverisë.

Matoshi foli edhe letrën e Haradinajt të cilin i pari i qeverisë ua ka dërguar ambasadorëve për ti raportuar për rastin e ish prokurorit Blakaj.

Ish-publicisti Matoshi, tha se dorëheqja e Blakajt nuk do të ndikoj negativisht në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, deri sa i ka arsyetuar ofendimet e kryeqeveritarit Ramush Haradinaj, drejtuar ish prokurorit Elez Blakaj.

Ditë më parë Haradinaj prokurorin e dorëhequr Blakaj, që kishte ngritur aktakuzë për fryrje të listave të veteranëve, e kishte quajtur “hajn të pulave dhe pishpirik”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat