Ish gazetari i luftës që raportonte për ushtarët që hynin në Kosovë nga Shqipëria, tregon numrin e saktë të tyre

Aktuale

Ish gazetari i luftës që raportonte për ushtarët që hynin në Kosovë nga Shqipëria, tregon numrin e saktë të tyre

Nga: D.RR Më: 24 gusht 2018 Në ora: 20:47
Ilustrim

Ish gazetari që gjatë kohës së luftës punonte në Radio Kukësi dhe nga aty raportonte për zhvillimet e luftës, Rexhep Shahu, ka shkruar sot një postim në Facebook, duke i kërkuar falje “gjeneralit”, pasi ai e pranon se ka gënjyer në raportimet e tij gjatë kohës së luftës sa i përket numrit të ushtarëve që hynin në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Këtë ai thotë se e bëri me qëllim që t’i frikësonte serbët me këtë propagandë pozitive në atë kohë.

Mirëpo tash, ai thotë se UÇK-ja nuk ka pasur asnjëherë më shumë se 16.000 ushtarë, e kjo shifër e madhe që po është në listat e veteranëve, sipas Shahut janë shifër biznesi për vota.

Postimi i plotë:

Me fal gjeneral, të kam gënjyer...

Ne vjeshten 1998 jepja perdite lajme me UÇK ne Radio Kukesi, shtoja ushtare perdite. Thoja sot hyne 16 mije trupa. Sot UÇK vrau 9 serbe. Sot erdhen 5 mije shqiptare nga perendimi dhe hyne ne Kosove... E bera UÇK 60 mije trupa. E thoja shpesh kete rrene per te treguar se nese Serbia ka ne Kosove 50 mije ushtare e police, ne kemi UÇK me 60 mije trupa te UÇK brenda ne Kosove me tendence rrije, e nja 200 mije ushtare e komandanta refugjate...
Gjenerali e mesoi permendesh rrenen time dhe sot e gjithe diten rren per hava e jo per toke, ben be e rrufe ne gazeta, libra, radio e televizione ne Kosove, se kjo eshte e verteta e UÇK. 
Kerkoj ndjese gjeneral. Por UÇK edhe me hater, edhe me shto uje e shto miell, nuk e ka kaluar kurre numrin 16 mije ushtare.
Çdo numer shtese mbi kete shifer eshte biznes votash, eshte miniere eurosh per komandantat e pasluftes... Eshte shemtim i shqiptarit, shemtim i Kosoves, i sakrifices se saj, eshte tallja me e trende qe i behet Kosoves sa edhe Serbise i vjen turp...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat