Milaim Zeka tregon pse nuk e kishte veshur uniformën e UÇK-së gjatë luftës

Aktuale

Milaim Zeka tregon pse nuk e kishte veshur uniformën e UÇK-së gjatë luftës

Nga: D.RR Më: 24 gusht 2018 Në ora: 22:09
Milaim Zeka së bashku me disa ushtarë të UÇK-së gjatë kohës së luftës

Ish gazetari i luftës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Mialim Zeka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Prokurori Blakaj ia vodhi stafetën komandantëve të UÇK-së”, përcjell “Bota sot”.

Ai tregon edhe përgjigjen që u kishte dhënë ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës, kur është pyetur se pse nuk po e vesh uniformën e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Prokurori Blakaj ia vodhi stafeten komandanteve te UÇK-se

Krejte çka ka thane Elez Blakaj, une e kam thene qe nga 2000 e kendej. Per me ua perkujtu juve te nderuar qytetar, po e citoje veten time. Ne emisionin e Sinan Vllasaliut dhe Besim Dines, kur e paten filluar Oxigenin, pata deklaruar keshtu: Kur me pyeten ushtaret ne lufte, pse nuk po e veshe uniformen e UÇK se, une u jam pergjigjur: Sepse UÇK ja eshte Bibla dhe Kurani im. Ma mire me i dhi pantollat e mi, se sa uniformen e UÇK se!!! Kete deklarate e kam ba pa 10 viteve. Pse nuk reaguan harambashat e UÇK se, sepse ishte e vertete, mirepo neper tavolina thoshin qe “milaimi ka ba hajgare”!!!

Krejte keto marre jane ba per perfitime personale materiale nga komandant te njohur. Jane ba per vota. Ky eshte abuzimi me i madh historik vetem per dy gjera: para dhe vota...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat