Kjo është skandaloze! Këta këshilltar të politikanëve po shesin moral me amoralitetin!

Aktuale

Kjo është skandaloze! Këta këshilltar të politikanëve po shesin moral me amoralitetin!

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2018 Në ora: 22:10
Veseli, Haradinaj, Thaçi

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se puna më e poshtër është sot me qenë këshilltar i kryeministrit, i disa ministrave apo politikanëve në pushtet.

Kjo për faktin se, ata dalin në TV, shkruajnë statusa në Facebook, dalin me mbrojt me shkrime të pambrojtshmen dhe shesin moral me amoralitetin, krejt këto as vet nuk i besojnë rrenës së vet, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ja statusi i plotë:

Puna me e poshter sot në Kosove eshte me qene Keshilltar apo borgjli I Kryeministrit, disa ministrave apo politikaneve ne pushtet.

Eshte e vertete se kane paga e te ardhura te majme, e qe besa edhe ajo qe e perjetojne me se shumti me pas pushtet.

Ama edhe ne populli, duhet mi kuptu te njejtit se boll rende e kane. Duhet me dal ne TV, me shkru statusa ne Facebook, me dal me opinione apo shkrime me mbrojt te pambrojtshmen, me shit moral me amoralitet, me dal me rrejt opinionin edhe pse edhe vet nuk I besojne rrenes se vet, mu mundu me mbajt ligjerata per drejtesi, ekonomi e fusha tjera, e thelle në shpirt e dijne se jane injoranta te fushes.

Te vetmin specialitet qe e kane, eshte servilizmi dhe dashnia pa kushte ndaj shefit.

P.S.

Normal jo te gjithe keshilltaret. Ka edhe ne mesin e tyre qe punojne me nder, integritet dhe profesionalizem, te cilet jane te perjashtuar nga ky postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat