Ushtaraku dhe ish-nënkryetari i Kuvendit zbulon tradhtinë e madhe që po i përgatitet Kosovës!

Aktuale

Ushtaraku dhe ish-nënkryetari i Kuvendit zbulon tradhtinë e madhe që po i përgatitet Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2018 Në ora: 22:30
Harta e Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, thotë se, disa hajna, rrena, mashtrues dhe matrapaz po komentojnë një intervistë të presidentit Ibrahim Rugova duke u mundu që të na tërheqin vëmendjen nga tradhtia e madhe që po i përgatitet Kosovës.

Sipas tij, të lartcekurit po i harrojn dy gjëra; që Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe se tash Kosovën e njohin 113 shtete të Botës.

Lexojeni postimin e plotë:

Qe te na e terheqin vemendjen nga tradhetia e madhe qe po i pergaditet Kosoves- qitja ne pazar e teritorit te Saje dhe zhberja e Pavaresise, disa hajna, rrenca,mashtrues dhe matrapaz po komentojne nje interviste te Rugoves te vitit 1994!

I harrojne dy gjera, per te cilat, keta lluma ,mendojne qe Ne nuk i dijme:

1. Ne vitin 1994 Kosova ishte totalisht e okupuar nga Serbia.E tere bota ne ate vit Kosoven e konsideronte si nje " province " pra teritor te Serbise.

2. Sot, pra ne vitin 2018, kur po pergaditen qe ne emer te Qytetarve te Kosoves te e zhbejne Shtetin dhe teresine teritoriale te Kosoves, Kosova eshte Shtet i Pavarur me Kushtetute dhe kufij te pranuar nga 113 shtete te Botes dhe te legjitimuar nga Gjykaten Nderkombtare e Drejtesise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat