Haradinaj: Pyetni gjeneralët serbë se sa veteranë i kishte Dukagjini - Bota Sot
Haradinaj: Pyetni gjeneralët serbë se sa veteranë i kishte Dukagjini

Aktuale

Haradinaj: Pyetni gjeneralët serbë se sa veteranë i kishte Dukagjini

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 23:51
Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vazhduar debatin për numrin e veteranëve të UÇK’së.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se në Deçan gjeneralët serbë janë poshtëruar nga ushtarët e UÇK’së.

Sipas deputetit nga Deçani, për numrin e veteranëve në Dukagjin të pyetën ata gjeneral serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Se sa veteranë i kishte Dukagjini dhe me theks të veçantë Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’, përgjigjen mundeni për ta marrë tek gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre që i kemi turpëruar në Deçan.

Jam krenar me ushtarët e kësaj brigade që e dhanë maksimumin për liri.

Të njëjtit janë të gatshëm gjithmonë”,

DH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...