Ideja e Rexhep Selimit për me zbulu numrin e saktë të veteranëve

Aktuale

Ideja e Rexhep Selimit për me zbulu numrin e saktë të veteranëve

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 01:11
Rexhep Selimi

Matematikë të thjeshtë. Të tillë e konsideron numërimin e veteranëve të luftës së UÇK’së njëri nga ish-komandantët e kësaj të fundit, Rexhep Selimi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se po tu referoheshin fakteve, gjë të cilën sipas tij Komisioni aktual nuk e ka bërë, numri më i madh i mundshëm i veteranëve të luftës do të arrinte në 20 mijë.

“Pra ne nëse e dijmë matematikën e thjeshtë atëher dalim edhe te numri i sakt ose i përafërt i veteranëve i cili gjithsesi, në asnjë variant, nuk e kalon numrin 20 mijë. Në asnjë variant, as në shkallën më të lartë të mobilizimit”, tha Selimi.

Ai thotë se fryrja e listave i dëmton ish-luftëtarët e vërtetë.

“Në këtë rast të dëmtuarit kryesor mbeten ata që kanë qenë vërtetë. Paramendojeni vepra e tyre, sakrifica e tyre mbetet nën hijen e mashtruesve. Mashtruesi dhe heroi janë në të njëjtën listë”, thekson ai.

Selimi ka shtuar se zgjidhja më e mirë e kësaj teme është rishikimi nga fillimi i listave të veteranëve dhe në këtë mënyrë sipas tij do të vërtetohej krimi i organizuar që është bërë me trefishimin e numrit të pjesëmarrësve në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat