Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Thaçit: Pse gjithmonë plumbat serb tentoni ti shndërroni në mbulesë të plumbave tuaj

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Thaçit: Pse gjithmonë plumbat serb tentoni ti shndërroni në mbulesë të plumbave tuaj

Nga: N.H Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:56
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar njërin nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari, i cili njëzet vjet më parë në rezistencë të drejtpërdrejtë me forcat ushtarake dhe policore serbe ra heroikisht.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili përmes një statusi në Facebook, thotë se kjo është një gënjeshtër e presidentit të “pakicës”, Hashim Thaçi, pasi që, sipas tij, ditën kur është vrarë komandant “Kumanova” nuk ka pasur luftime.

Me tej ai thotë se pse gjithmonë plumbat serb tentoni ti shndërroni në mbulesë të plumbave tuaj.

Ja postimi i Miftarit:

Gënjeshtër e kulluar o "president" i pakicave të Kosovës Hashim Thaçi pasi atë ditë kur është vrarë komandat heroi kombëtar Ismet Jashari-Kumanova nuk kishte fare luftime vrasja të "BARAKAT" e ka vulën dhe është tentimi i mbulimit të dy vrasjeve tjera të atdhetarëve tjerë Behajdin Hallaqit dhe Sh.Shales të LPK që këto vrasje kanë vulën tuaj dhe të atij zëvendësit tuaj me të cilin ju lidhin vetëm krimet dhe vjedhjet e profitet e luftës dhe pasluftës.

Pse gjithmonë plumbat serb tentoni ti shndërroni në mbulesë të plumbave tuaj... të shkrepur pas shpinës të shqiptarëve dhe luftërave e atdhetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat