Zbulohet data, ja kur mbahet takimi i radhës Thaçi - Vuçiq

Aktuale

Zbulohet data, ja kur mbahet takimi i radhës Thaçi - Vuçiq

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:08
Takimi Mogherini - Thaçi - Vuçiq

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se takimi radhës mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuqic do të mbahet më 7 shtator të këtij viti, në Bruksel.

“Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, do të takojë me 7 shtator në Bruksel, presidentin Hashim Thaçi të Kosovës dhe presidentin Aleksandër Vuqic të Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre që ajo lehtëson”, thuhet në njoftimin për opinion.

“Përfaqësuesja e lartë do të vazhdojë të diskutojë me të dy presidentët me qëllim të përparimit në arritjen e marrëveshjes për normalizim, me një shikim para për të bërë progres konkret dhe duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar përmes Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektives evropiane të rajonit”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat