Thaçi e Vuçiq sot zyrtarizojnë idenë për ndarjen e Kosovës në Austri?

Aktuale

Thaçi e Vuçiq sot zyrtarizojnë idenë për ndarjen e Kosovës në Austri?

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:25
Thaçi - Vuçiq

Pak para takimit të shtatorit në Bruksel Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të takohen në Austri në kuadër të Forumit Alpbach. Ata do të jenë pjesë e një tryeze të përbashkët ku do të diskutohet perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor. Dy zyrtarët kohëve të fundit kanë folur për shkëmbim territoresh në kuadër të marrëveshjes së finale Kosovë -Serbi, ide kjo që u mbështet edhe nga këshilltari i Trump, John Bolton, nëse palët merren vesh.

Shkëmbimi i territoreve nënkupton prishjen e kufijve aktualë dhe ndarjen e Kosovës. Askush nuk e di se cfarë do të merrte Kosova nëse e jep Veriun. Liderët e Luginës së Preshevës ia kanë bërë të qartë Thaçit se janë kundër ndarjes së rajonit ku ata jetojnë. Më poshtë shiheni të plote agjendën e sotme të Thaçit e Vuçiq ku përveç tyre pjesë e debatit do të jetë edhe Presidenti i Austrisë dhe i Sllovenisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të jenë pjesëmarrës në forumin Europian Alpbach, i cili nis sot. Në faqen zyrtare të forumit është publikuar edhe agjenda.

“Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës.

Kliko KËTU për ta parë agjendën e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat