Në këtë fotografi është një dëshmor i kombit, ndërsa dy prej tyre nuk janë as veteranë

Aktuale

Në këtë fotografi është një dëshmor i kombit, ndërsa dy prej tyre nuk janë as veteranë

Nga: N.Sh Më: 25 gusht 2018 Në ora: 16:15
Isni Javori, Ali Gashi, Beqir Gashi, Burim Gashi dhe deshmori i kombit Mal Karaqica

Në këtë fotografi është një dëshmor i kombit, ndërsa dy prej tyre nuk janë as veteranë

Edhe pse janë mbi 19 mijë veteranë më shumë, ka ende ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nuk e gëzojnë statusin e veteranit.

Në këtë fotografi të publikuar nga analisti politik, Kushtrim Gashi, janë pesë ish ushtarë të UÇK-së, njëri prej tyre tashmë është dëshmor i kombit, ndërsa dy të tjerë nuk e gëzojnë statusin e veteranit.

Kështu thotë Gashi, i cili tregon se babai dhe vëllai i tij nuk janë veteranë, por pse ka ndodhur kjo thotë që nuk e din.

Ai tregon se këta ju bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qysh kur është bërë Shtabi i parë i UÇK-së në komunën e Malishevës, në Balincë, konkretisht në fshatin e tyre.

Gashi thotë se ata kaun marrë pjesë aktive në luftë, në viset e Dukagjinit konkretisht në Junik, si dhe kanë bartur armatim nga Shqipëria për UÇK-në.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Gashit:

Ishte maji i vitit 1998, kohe kur ne fshatin tim ne Balince filloi lufta!

Burrat mbeten ne fshat, ndersa grate e ne femijeve na larguan dhe na derguan te dajt e mi ne fshatin Drenoc.

Pas nje muaji kur u kthyem ne shtepite tona ne Balince, kuptova qe UÇK-ja ishte vendos mu ne lagjen tone, ne shtepite tona, perkatesisht ne shtepine e agjes, bacit Smajl. Me vone e kam kuptuar se Shtabi i UÇK-se ne Balince ishte shtabi i pare ne Komunen e Malisheves.

Per mua si femije ate kohe ishte gezim i jashtezakonshem te shohesh UCK-ne cdo dite, ti shohesh uniformat e tyre te bukura dhe te jetosh me plote shprese se tanime ka kush na mbron nga serbet.

Ne muajin korrik te 98, nga Lagjja jone, gjegjesisht nga shtepia jone, kamioni jone (i cili barte nafte per ushtaret e UCK-se) u mbush plote burra, kryesisht te ri. Ne mesin e tyre ishte babai dhe vellai im! Vellai nuk kishe me shume se 19 vjet!

Te dy bashke me shume kusheri te tjere dhe shume vendas nga Malisheva shkuan ne Shqiperi per tu armatosur dhe per luftuar.

Gjate tere kohes se luftes Mami dhe na femijet mbetem nen perkujdesjen e agjallareve dhe halles Zades sepse babai dhe vellai qe tanime ishin bere pjese e UÇK-se edhe zyrtarisht ishin ne lufte ne viset e Dukagjinit, kryesisht ne Junik.

Deri pas perfundimit te luftes nuk kem arritur te takohemi me babain dhe vellain.

Pra te dy ishin pjese e UÇK-se, here ne Dukagjin e here ne Shqiperi duke bartur arme, por sot asnjeri nuk e gezon statusin e veteranit edhe pse te tjeret qe ishin bashke me ta ne lufte sot jane veteran, ndersa babai dhe vellai im jo dhe pse ka ndodhur kjo une ende smuj ta kuptoje.

Ne Foto: Nga e majta djali i halles Isni Javori, babai im Ali Gashi, bashkevandasi Beqir Gashi, vellai im Burim Gashi dhe deshmori i kombit Mal Karaqica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat