Rexhep Selimi kujton komandant Kumanovën

Aktuale

Rexhep Selimi kujton komandant Kumanovën

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 16:51
Ismet Jashari

Rexhep Selimi ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, Ismet Jasharin, komandant Kumanovën. Ai e ka quajtur atë simbol domethënë të bashkimit të shqiptarëve në luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai sot ka pervjetorin e renies. Kush do qe ta nderoje sot Ismet Jasharin, kushdo qe sot hedh lule mbi varrin e tij, kushdo qe sot i kushton vargje e kenge... nuk duhet as ta fsheh e as ta harroje idealin e tij. Ai eshte heroi i idealit te bashkimit te shqiptareve qe luftuan bashke per te qene te lire e te bashkuar si komb.  Nuk mund te kete nderim me te madh per heroin se sa t'ia nderojme dhe t'ia qojme perpara idealin e tij.  Rrofte ideali i Ismet Jasharit per clirim e Bashkim Kombetar. Rrofte ideali i deshmoreve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves!”, ka shkruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat