Gjermania së shpejti do ta njoh patentë shoferin e Kosovës

Aktuale

Gjermania së shpejti do ta njoh patentë shoferin e Kosovës

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat-M deklaroi se marrëveshja për njohjen e patentave të shoferëve nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe asaj të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas, së shpejti do të zyrtarizohet.

“Edhe për Republikën Federale të Gjermanisë edhe për Republikën e Kosovës patëm negociata të hapura, negociatat mbaruan me të dyja vendet, kanë kaluar nga ana e Qeverisë maqedonase të dy marrëveshjet finale dhe autorizimi për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Tani mbetet një termin edhe nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë edhe nga ana e Kosovës për nënshkrimin zyrtar të të dyja marrëveshjeve që të hyjnë në fuqi”, ka thënë Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat