Vdes ushtari amerikan i KFOR-it derisa po e shpërndante me aeroplan hirin e babait

Aktuale

Vdes ushtari amerikan i KFOR-it derisa po e shpërndante me aeroplan hirin e babait

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 18:03
Oakley tha se motori i aeroplanit dështoi gjatë ngritjes, duke shkaktuar kështu përplasjen.

Piloti i një aeroplani të vogël që po fluturonte së bashku me vëllanë e tij për të shpërndarë hirin e babait të tyre ka vdekur pasi fluturakja u përplas të premten pasdite për një pellgu afër aeroportit Cranland në Hanson, ka thënë pronari i aeroportit.

Peter Oakley, që ka në pronësi dhe menaxhon aeroportin Cranland, tha të shtunën se piloti i vdekur ishte Scott Landis, raporton “Bostonglobe”.

Landis ishte pilot i helikopterit “Black Hawk” me Gardën Kombëtare Ushtarake që ishte i vendosur me mision në Kosovë, por ishte kthyer në Massachusetts në pushim për të varrosur babanë e tij, ka thënë Oakley.

Dy vëllezërit planifikonin të shpërndanin hirin e trupit të babait të tyre pasi ai vdiq dy javë më parë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Vëllai i tij, Patricku, që ishte me të në aeroplanin Aeronca 7AC Champion, është në koma në Qendrën Mjekësore Tufts në Boston, tha aii.

Oakley tha se motori i aeroplanit dështoi gjatë ngritjes, duke shkaktuar kështu përplasjen.

Scott Landis ka lënë një djalë rreth një vjeç, ndërsa siç raportojnë mediat, bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.

Piloti është dashur të kthehet në detyrë këtë të shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat