Paralajmëron Britania e Madhe: Ideja për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka rrezik e çmim

Aktuale

Paralajmëron Britania e Madhe: Ideja për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka rrezik e çmim

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 18:41
Denis Keefe

Britania e Madhe konsideron se debati për ndarjen e mundshme apo ndryshimin e kufijve të Kosovës, përkufizimin apo këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet e çmimin të cilin këto tema i hapin.

Këtë e ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (në gjuhën serbe) ambasadori britanik në Beograd Denis Keefe.

I pyetur se a duhet pritur që kryeministrja britanike Theresa May mund të bëjë diçka të ngjashme me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila pa hamendje është deklaruar kundër kufijve të rinj në Ballkan, Keefe thotë:

“Kancelarja flet në emër të Gjermanisë. Qëndrimi ynë është se, kur i shikojmë këto dite, sepse ne edhe më tutje nuk kemi një propozim apo plan, por vetëm ide, ne shohim çështjet, rrezikun e çmimin. Mendoj se kjo duhet të merret parasysh”.

Keefe precizon se cila ide e cila do të dilte nga bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës mund të jetë realiste dhe e arritshme.

“Duhet të pyeteni se si do të ndikojë ajo për përmirësimin e jetës së njerëzve në terren, si do t’i kontribuojë avancimit në regjion, si do të përshtatet me ngjarjet në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori Keefe dhe ka shtuar se stabiliteti, siguria dhe prosperiteti është në interesin e secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat