Mustafa “shuplakë” Thaçit për Rugovën

Aktuale

Mustafa “shuplakë” Thaçit për Rugovën

Nga: D.RR Më: 25 gusht 2018 Në ora: 23:10
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Pasi që Hashim Thaçi i citoi disa deklarata të ish presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e kanë gabim dhe me prapavijë të keqe ata që tentojnë të manipulojnë me intervistat dhe deklaratat e Presidentit Rugova të para 25 vjetëve.

Mustafa shkruan se “Askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë emrin e Presidentit Ibrahim Rugova për të vënë në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, as Presidenti Thaçi dhe as këndesat e tij”.

Postimi i plotë:

E kanë gabim dhe me prapavijë të keqe ata që tentojnë të manipulojnë me intervistat dhe deklaratat e Presidentit Rugova të para 25 vjetëve. 
Rugova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm historik në pavarësimin e Kosovës, ka shtruar ide dhe koncepte në periudha të ndjeshme kohore, jo vetëm për Kosovën por edhe për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ndërkaq, Kosova ka përmbyllur të gjitha çështjet e hapura me aktin e shpalljes së pavarësisë duke vulosur kontributin e Presidentit Rugova, të UÇK-së dhe aleatëve tanë ndërkombëtar. 
Askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë emrin e Presidentit Ibrahim Rugova për të vënë në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, as Presidenti Thaçi dhe as këndesat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat