Presidenti i Kosovës në profilin e tij në Instagram ka postuar disa fotografi të reja nga takimi i përbashkët me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, komsionerin e BE-së, Johannes Hahn dhe presidentin serb, Alesaknder Vuçiq.
Në këtë takim sipas komunikatës të Presidencës thuhet se Kancelari austriak, si nikoqir i këtij takimi, theksoi se Austria gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së, prioritet kryesor do të ketë politikat e zgjerimit dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe ato të sigurisë dhe migracionit.
Një çështje tjetër, e cila ishte fokus primar i këtij takimi, ishte edhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Lidhur me këtë proces, kancelari Kurtz inkurajoi të dy presidentët për të vazhduar përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje.
“Arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE. Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi Kurz. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shprehu mirënjohje Austrisë për ndihmën në kuadër të procesit te integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore me Serbinë.