Hahn tregon pse duhet të mbështetet dialogu Kosovë-Serbi

Aktuale

Hahn tregon pse duhet të mbështetet dialogu Kosovë-Serbi

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:07
Hahn në konferencën e përbashkët të liderëve të Ballkanit në forumin Evropian Alpbach

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka ripërsëritur se Bashkimi Evropian do të pranojë si anëtare ato shtete që nuk kanë konflikte politike. Ky kriter sipas tij, ka dhënë rezultate pozitive.

Hahn në konferencën e përbashkët të liderëve të Ballkanit në forumin Evropian Alpbach, i cili është mbajtur në Austri, ka thënë se Bashkimi Evropian disa vjet me parë ka kuptuar se është përgjegjësi e tyre për t'u kujdesur për vendet evropiane dhe për të mos ua lënë një gjë të tillë vendeve të tjera diku në botë.

"Nëse shikoni se çfarë është arritur, çfarë është miratuar që nga shkurti, mendoj se është dëshmi e fortë për atë se çka është e mundur nëse ekziston një perspektivë e qartë evropiane, nëse kriteret janë të qarta, sepse një nga kriteret është që ne nuk do të pranojmë shtetet anëtare që nuk kanë konflikte politike dhe kjo tashmë ka sjellë rezultate pozitive, duke iu referuar marrëveshjes midis Shkupit dhe Athinës, por edhe midis Shkupit dhe Sofjes ose midis Prishtinës dhe Podgoricës mbi konfliktin e kufirit dhe tani mund të dëshmojmë atë që kemi hasur ta dëgjojmë dje lidhur me zhvillimet që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo është diçka që duhet ta mbështesim, duhet t'u japim besim atyre që i diskutojnë këto çështje. Mendoj se edhe komenti i Presidentit Bah është i rëndësishëm dhe duhet mbajtur mend, se pasi që të arrihet një marrëveshje, ajo duhet respektuar sepse edhe kjo është diçka ku mund të marrim mësim nga e kaluara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat