Historia e kësaj fotografie: Arsyeja pse nuk ishte lejuar të hyjë në Llap Xhavit Haliti, “Rugova, Rugova...” kur Thaçi mori fjalën

Aktuale

Historia e kësaj fotografie: Arsyeja pse nuk ishte lejuar të hyjë në Llap Xhavit Haliti, “Rugova, Rugova...” kur Thaçi mori fjalën

Nga: P.R Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:16
Thaçi, Çeku, Remi, Kelmendi

Ish- anëtari i Lëvizjes Popullorë të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, kohë më parë ka dhënë një sqarim për fotografinë e bërë në Podujevë, ku Hashim Thaçi, Agim Çeku, Rrustem Mustafa-Remi, ruheshin nga 10 truporja.

Kelmendi ka thënë se Xhavit Haliti nuk ishte lejuar të marrë pjesë për shkak të mos zbulimit të vrasjes së Komandantit të UÇK-së, Ilir Konushevci.

“Në stadion ishin mbledhur dhjetëra mijë qytetarë. Atmosferë tepër festive. Flasin me radhë personalitetet Çeku, Kiçmari, Mustafa. Gjithë kohën buçisnin thirrje të fuqishme: UÇK, UÇK, UÇK. Prezantohet për të marrë fjalën përshëndetëse edhe Kryeministri Thaqi. Sapo zuri të paraqes fjalën e tij Z. Thaçi, të pranishmit zunë të thërrasin: “Rugova, Rugova, Rugova”...”, ka thënë Kelmendi, përcjell “Bota sot”.

Ky është rrëfimi i tij i plotë:

Në korrik 1999 UÇK-ja e Zonës së Llapit organizoi një manifestim festiv në Podujevë. Sabri Kiçmari dhe Komandant Remi më ftuan të isha mysafir. Kur arrita në Podujevë u informova për një ndodhi, do ta quaja ekcesive. Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Z. Hashim Thaqi, ishte në rrugëtim për në Podujevë me kordonin e tij shoqërues.

Bashkudhëtar ishte edhe Z. Xhavit Haliti. Policia ushtarake e ZOD-it (Zona Operative e Drenicës - sh.b) ndalon atë kordon dhe komunikon ndalesën për Xhavit Halitin. Kot përpiqet Z. Thaçi të bind policinë ushtarake, e cila komunikon: “Z. Xhavit Haliti e ka të ndaluar të marrë pjesë në manifestime të UÇK-së në ZOD, përderisa nuk është ndriçuar vrasje e Komandant Iliri Konushevcit - Mërgimit!” Më në fund Z. Haliti detyrohet të kthehet. Kordoni i Kryeministrit Thaçi vazhdon rrugëtimin.
Në stadion ishin mbledhur dhjetëra mijë qytetarë. Atmosferë tepër festive. Flasin me radhë personalitetet Çeku, Kiçmari, Mustafa. Gjithë kohën buçisnin thirrje të fuqishme: UÇK, UÇK, UÇK.

Prezantohet për të marrë fjalën përshëndetëse edhe Kryeministri Thaqi. Sapo zuri të paraqes fjalën e tij Z. Thaçi, të pranishmit zunë të thërrasin: “Rugova, Rugova, Rugova”...

Meqë isha i ulur në rreshtin e parë po shiqoja ata që kisha pranë dhe po flisnim përshpirtshëm me Agim Çekun, çfarë po ndodhte. Që të dy ngelem pa tekst, siç thuhet.

Më pastaj e analizuam atë dukuri. Dominoi mendimi se llapjanët nuk e duan Hashim Thaçin dhe bashkëveprimtarët e tij komplotist...
***
Një manifestim akoma më festiv, - edhe me parada ushtarake, - qe organizuar edhe në Skenderaj. Atje qe marrë vendimi për të arrestuar Xhavit Halitin. U deshën intervenime tepër serioze që të bindet Komanda e ZOD-it për të lejuar pjesëmarrjen e Z. Haliti. Edhe në atë zonë ai e kishte të ndaluar të merrte pjesë në manifestime të UÇK-së..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat