Deputetja e VV-së kërkon që Thaçit t'i ndalohet kthimi në Kosovë

Aktuale

Deputetja e VV-së kërkon që Thaçit t'i ndalohet kthimi në Kosovë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 16:17
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kërkon që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohet kthimi në Kosovë, pasi ai së bashku me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, po vendosin për të ardhmen e vendit tonë.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se  presidenti Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t'i konsultojmë miqtë ndërkombëtar, pasi ai me mikun e tij Vuçiq vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë.

“Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t'i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është president i Kosovës”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat