Deputetja e AAK-së thotë se loja me territorin është ide e çmendur, që shpie në luftë

Aktuale

Deputetja e AAK-së thotë se loja me territorin është ide e çmendur, që shpie në luftë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:57
Deputetja e AAK-së

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se ideja për ndryshim të territorit të Kosovës, është e çmendur dhe që mund të përfundojë më shpërthim lufte.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është e njohur ndërkombëtarisht me kufijtë aktual, që thekson se janë vënë me gjak e djersë.

Haxhiu, njësoj sikur shefi i saj në parti, Ramush Haradinaj – kryeministër vendi,që asnjë lëvizje e kufijve nuk do të lejohet. Sipas saj këtë duhet ta dijë edhe presidenti, Hashim Thaçi.

Ky është reagimi i saj i plotë:

“Deklarimet e pamatura dhe “Loja” me territorin e Kosovës nuk janë temë do –sido ,janë çmenduri.
Kjo”LOJË”nuk është as më pak e as më shumë se sa luftë,sepse kufijt janë vendosur me sakrificë të madhe ,me jetët e njerëzve tanë .Ndërsa pasojat siç e dijmë të gjithë ,ende jemi duke i vuajtur.Unë nuk e di se kujt tjetër po i përshtaten këto lojëra ,përveç Serbisë.E cila rri e bën “sehir” që hapin e parë ta hedhin shqiptarët.Kjo,për ne është e papranueshme.
Lëvizja e kufinjve, do të thotë luftë e re në Ballkan.Për këtë duhet të jen të gjithë të vetëdijshëm.Kosova është shpallur e Pavarur dhe është njohur ndërkombëtarisht me këtë territor.Lufta e përbashkët e UÇK-së dhe NATO-s e ka vendos gjendjen dhe përkufizimin e saj territorial.
Hapja e diskutimeve kundër këtij realiteti për tërësinë tonë territoriale e ndryshon këtë gjendje,këtë realitet.Prandaj është e papranueshme për popullin e saj.Kthimi prapa në kohë ,sidomos në mjegullën që ta zë frymën e të mbyt është më shumë se tragjedi.Kosova ka bartur mbi supet e saj shekuj të tërë me tragjedi, ndaj nuk ka kohë për kalkulime të tilla të çmendura.
Askush nuk e ka këtë të drejtë ,asnjëherë .Nuk e ka pra ,as presidenti dhe askush tjetër.Kosova ,kjo që e kemi ndërtuar të gjithë ,me mund të madh ,me djersë e me gjak , sot është demokratike ,i ka institucionet .E mbi të gjitha e ka Kuvendin dhe e ka Kushtetutën e saj.Asnjë lëvizje apo shkelje e saj ,në asnjë rrethanë nuk do të lejohet ,sepse Kosova i ka përfaqësuesit e saj legjitim.
Unë, jam vetëm njëra prej tyre,prandaj me zërin e ndërgjegjës dhe përgjegjësisë njerëzore ,kombëtare e Kushtetuese iu bëj thirrje të ndalen të gjithë ata që janë futur në këto ujëra të turbullta të cilat nuk sjellin gjë tjetër, përveç katastrofave.Në rastin tonë katastrofave në Ballkan.
Serbia dhe aletët e saj ,asnjehërë nuk kan pushuar së hartuari elaborate për shfarosjen e shqiptarëve dhe plane për copëtimin e tokave tona.
Plane të cilat miqt e Kosovës i kan kundërshtuar e po i kundërshtojnë vazhdimisht – madje edhe duke zbardhur skenare dhe detaje të tilla .
Këtë duhet ta dij çdonjëri prej nesh.Edhe Hashim Thaçi.

Teuta Haxhiu
deputete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat