Më 29 gusht protesta e radhës: Shkarkim kryeprokurorit, veting gjyqësorit

Aktuale

Më 29 gusht protesta e radhës: Shkarkim kryeprokurorit, veting gjyqësorit

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:15
Thirrja e protestës: #PROTESTOJ me krenari

Pas protestës që u mbajt të mërkurën, më 22 gusht, është paralajmëruar edhe protesta e radhës për 29 gusht, po ashtu ditë e mërkurë.

Përmes kësaj proteste po kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, si dhe veting për gjyqësorin.

Kjo protestë vjen pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, që po hetonte listat e fryra të veteranëve.

Më poshtë gjeni thirrjen për protestë dhe të dhënat e tjera:

Protesta e radhës mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 29 gusht, nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesat:

• Drejtësi e pavarur

• Shkarkimi i Kryeprokurorit

• Vetingu i gjyqësorit

• Kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesit

Protesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJ në Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti - jemi Ne.

Pas kësaj proteste, synimi është që protestat e radhës të mbahen njëkohësisht në të gjitha qytetet në sheshet qendrore. Prandaj, filloje punën në lagjen tënde, në pjesën tënde të qytetit, në qytetin tënd, organizohu aty ku je dhe protesto duke u bërë e duke thënë #PROTESTOJ me krenari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat