Avdyli i përgjigjet Dedës, tregon zgjidhjen

Aktuale

Avdyli i përgjigjet Dedës, tregon zgjidhjen

Nga: N.H Më: 26 gusht 2018 Në ora: 22:30
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se Kosova dhe ardhmëria e fëmijëve na kanë borxh shpëtimin e këtij vendi nga tradhtarët e veshur me petkun e ish-komandantëve

Avdylit thotë se shpëtimi nuk bëhet duke u akuzuar partitë opozitare njëra tjetrën se kush kujt i ka bë më keq, por, siç thotë ai me bashkim e mobilizim opozitarë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë thirrje që t’i ndalin ata që po abuzojnë me pushtetin e pamerituar dhe pa legjitimitet demokratik

Ja postimi i tij i plotë:

APEL: Kosova dhe ardhmëria e fëmijëve tanë na ka borxh shpëtimin e këtij vendi nga tradhtarët të veshur me petkun e ish komandantëve . E shpëtimi nuk bëhet duke u akuzuar partitë opozitare njëra tjetrën se kush kujt i ka bë më keq por me bashkim e mobilizim opozitar. Bashkim me bllokun e kundërshtimit të bëhemi të gjithë e pse jo edhe deputetët atdhetar të rreshtuar prapa ndonjë lideri partiak në pushtet që për kolltukun shet interesat e Kosovës.

Kosova është më e madhe se EGOJA e secilit prej nesh të reshtuar sot në parti të ndryshme. Të bëhemi bashkë rreth një blloku politik patriotik e ti ndalim disa persona të pautorizuar si Thaçi që ka hapur tezgën e pazarit me territorin e Kosovës. Ti ndalim edhe ata që po abuzojnë me pushtetin e pamerituar dhe pa legjitimitet demokratik .Koha ishte dje, sotmja iku e nesër mund të jetë vonë. Kur ti ikim rrezikut të copëtimit të vendit, vazhdojmë me akuza e kundërakuza se kush është ma burrë i mirë ,dhe a na duhet program i djathtë apo i majtë i qeverisjes. Sot atdheu është në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat