Fotografië që tregojnë marrëveshjet e fshehta midis Thaçit- Vuçiqit dhe Ramës

Aktuale

Fotografië që tregojnë marrëveshjet e fshehta midis Thaçit- Vuçiqit dhe Ramës

Nga: Bota sot Më: 26 gusht 2018 Në ora: 23:28
Vuciq- Thaci- Rama

Shkëmbimi i territoreve Kosovë- Serbi dhe një marrëveshje të fshehur në mes të Presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq, tashmë kanë “dëshmi”.

Në një fotografi të postuar nga Niq Krasniqi dhe të ripostuara nga profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, shihen presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë duke pëshpëritur në vesh të njëri- tjetërit, gjë që sipas Bytyçit, kjo tregon për marrëveshjen e fshehur në mes tyre.

Fotografia e realizuar gjatë Forumit Evropian në Alpbach të Austrisë, shihet afërsia në mes të Thaçit dhe Vuçiqit.

Ajo se çfarë i ndërlidh edhe më tepër gjasat për ndonjë marrëveshje të fshehur është afërsia e kryeministrit shqiptar Edi Rama po ashtu me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Bytyçi përmes një statusi në Facebook, ka bërë një ndërlidhje të fotografive dhe afërsisë Rama- Vuçiq.

“Keto dy foto, të sjella ne fb nga Niq Krasniqi, flasin vete për marrëveshjet e fshehta midis ketyre tre liderëve, të cilët punojnë për Serbinë”, ka shkruar Bytyçi.

Bytyçi edhe në prononcimet e mëhershme shprehte qëndrim se Tirana zyrtare ishte dakort me Millosheviçin për ndarjen e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat